Nga Lutfi Dervishi
1. Naftën e kemi nën këmbë, por e blejmë me çmimin më të shtrenjtë në kontinent.
2. Ujin e kemi me bollëk, por çezmat na mbeten të thata.
3. Mineralet i nxjerrim nga nëntoka, por pasurinë nuk e shohim me sy.
4. Kemi 300 ditë diell, por dritat i paguajmë si luks.
5. Tokën e kemi pjellore, por tryezën e mbushim me importe.
6. Kemi det e liqene, por peshkun e hamë të ngrirë nga jashtë.
7. Kemi male përrallore, por fshatra që po fshihen nga harta.
8. Kemi natyrë që të zgjat jetën, por qeverisje që të merr frymën.







