Ballina Politika Policia merr përsipër organizimin e protestës së opozitës, Balliu hedh firmën efektivi...

Policia merr përsipër organizimin e protestës së opozitës, Balliu hedh firmën efektivi dorëzon…

71
0

Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga protesta e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë, Policia e Shtetit ka sjellë në selinë e Partisë Demokratike shkresën informuese për protestën e nesërme që është thirrur për të nisur në orën 10:00.

Në dallim nga protestat e fundit, këtë herë Policia e Shtetit ka marrë përsipër organizimin e protestës, pas njoftimit që i ka dërguar PD-ja me anë të deputetit Klevis Balliu. Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në njoftimin e rendit të ditës, Kuvendi bën me dije se kjo pikë do të jetë e para, fill pas nisjes së seancës në ora 10:00.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të mbahet po në datën 12 mars, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve demokratë që të mblidhen përpara Kuvendit. Ora e protestës është njoftuar 10:00, e cila përkon me nisjen e seancës plenare.