Qeveria greke njoftoi masa emergjente për të frenuar rritjen e çmimeve dhe fenomenet e fitimeve të pajustifikuara, në kushtet e tensioneve ndërkombëtare dhe krizës në Lindjen e Mesme.
Masa kryesore është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit.
Në sektorin e karburanteve, marzhi i fitimit në tregtinë me shumicë nuk do të mund të kalojë 5 cent për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë kufiri vendoset në 12 cent për litër. Masat do të jenë në fuqi për tre muaj.







