Ballina Ekonomia Task Forca për çmimin e naftës do të kontrollojë pikat e karburanteve...

Task Forca për çmimin e naftës do të kontrollojë pikat e karburanteve deri më 30 qershor, përfshirë edhe cilësinë…

75
0

Ministria e Financave, ka ngritur një Task Forcë që do të kontrollojë tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar abuzimet me çmimin e naftës. Në fokusin e kësaj task-force të Doganave dhe Tatimeve do të jetë kontrolli si i pikave të shumicës ashtu edhe të pakicës, jo vetëm për çmimet por edhe për sasitë e hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë.

Kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit deri në 30 qershor 2026, bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e disponueshme nga të dy institucionet.