Ballina Kronika Tronditëse/ I dha fund jetës me fotoksinë pasi dhunohej nga ish-partneri, 25-vjeçarja...

Tronditëse/ I dha fund jetës me fotoksinë pasi dhunohej nga ish-partneri, 25-vjeçarja ishte shtatzënë. Të tjera detaje

91
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur publikun shqiptar ditën e djeshme, pasi një vajzë e re humbi jetën në QSUT pas dyshimeve se kishte konsumuar fostoksinë. Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli, 25-vjeçe, e cila u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk arriti të mbijetojë.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se Xhuana, e cila ishte martuar gjatë verës, po përballej me një periudhë të vështirë në jetën personale dhe konflikte me ish-bashkëshortin. Sipas të njëjtave burime, ai e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, duke e çuar vajzën në depresion dhe duke e detyruar të largohej nga qyteti i saj.

Familjarët dhe miqtë e përshkruajnë Xhuanën si një vajzë të dashur, të brishtë dhe me zemër të mirë, duke mohuar çdo pretendim se martesa e saj ishte për interesa materiale. Ata theksojnë se ajo ndoqi zemrën dhe u lidh me dashurinë e parë, por partneri i saj tregoi sjellje dhune dhe kontrolli.

Më tronditëse është lajmi se Xhuana ishte shtatzënë në momentin e vdekjes, informacion që familjarët e saj morën në morgun e Tiranës.

Autoritetet njoftojnë se ish-bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi nga Lezha, është ndaluar nga policia dhe ndodhet në pritje të hetimeve, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende nën verifikim.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë në komunitet, duke nxjerrë në pah rëndësinë e mbrojtjes nga dhuna në familje dhe nevojën për mbështetje psikologjike për viktimat e saj.