Ballina Aktualitet Vdekja e mjekut të njohur durrsak, Mihal Muka/ Berisha: Personalitet i shquar...

Vdekja e mjekut të njohur durrsak, Mihal Muka/ Berisha: Personalitet i shquar dhe humanist i madh!

121
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë homazhe në nder të mjekut të njohur durrsak, Mihal Muka, njëkohësisht babain e ish kryetarit të PD Durrës, Ardian Muka.

Homazhet lideri demokrat, i kreu në Kishën Orthodokse në Durrës, ku shprehu ngushëllimet më të sinqerta dhe vlerësimin për karrierën profesionale të Todi Mukës në fushën e mikrobiologjisë.

Mihal Todi Muka , lindur më 08.12.1929 në Durrës, përfundoi studimet e larta në Bashkimin Sovjeti më 1958 për mjekësi.

Emërimin e parë e filloi në Kuç të Vlorës dhe me pas erdhi në Durrës ku themeloi dhe laboratorin e parë bakteorologjik në Shqipëri

Gjate gjithë karrierës së tij profesionale, Mihal Muka ka qenë në shërbim të qytetarëve durrsakë në fushën e mikrobiologjisë.