Ballina Politika “Kosto e madhe për integrimin”, Gjokutaj akuzon Ramën: Vendimi për Balluku është...

“Kosto e madhe për integrimin”, Gjokutaj akuzon Ramën: Vendimi për Balluku është vetëm “pjesa e parë e ndeshjes”

68
0

Vendimi i mazhorancës për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut ka shkaktuar debat të fortë politik dhe diplomatik, duke ngritur pikëpyetje për rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I ftuar në një emision televiziv, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se vendimi i sotëm është vetëm “pjesa e parë e ndeshjes”, ku sipas tij politika dominoi mbi drejtësinë.

Gjokutaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se me këtë vendim ka rrezikuar prioritetet europiane dhe reformën në drejtësi, duke theksuar se kostoja politike për integrimin është e madhe.

Sipas tij, mënyra se si është paraqitur kërkesa e SPAK në Kuvend i ka lënë hapësirë mazhorancës për ta refuzuar, pasi është bazuar në të njëjtat prova që më parë janë shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme.

Ai shtoi se SPAK duhet të analizojë sërish provat dhe të riformatojë akuzën, duke hetuar edhe episode të tjera të mundshme, pasi sipas tij bëhet fjalë për një aferë të madhe korruptive dhe jo për një rast të izoluar.

Gjokutaj paralajmëroi se një tentativë e dytë për të penguar drejtësinë do të ishte një situatë shumë e rëndë institucionale, që sipas tij mund të përbënte “një grusht shteti brenda shtetit”.

Gjokutaj:

Sot përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, po ta konceptojmë në këtë formë. Dhe sigurisht pjesa politike ishte ajo më e, sepse pjesa e drejtësisë po ta heqim hetimin, po ta marrim nga pikëpamja, qoftë edhe vizive. Edi Rama sot lozi edhe me platformën europiane, edhe me reformën në drejtësi. Tregoi që nuk i ka fare prioritet. Sepse, kostoja që ka marrë sot për integrimin, kur sa ka mbaruar zgjedhjet dhe thotë pashaporta europiane, e hodhi në kosh. Plus, sot u vërtetua katërcipërisht fakti që reformën në drejtësi ai nuk e ka bërë për të luftuar korrupsionin, por reforma në drejtësi është bërë enkas për të goditur opozitën, e cila ka qenë e fortë, siç e keni parë.

Unë në fakt kam qenë skeptik që në fillim, ua kam thënë dhe juve në studio, që kjo akuzë, me të cilën ka shkuar në Kuvend SPAK-u, i linte, i linte shteg, siç i la shteg kësaj mazhorance për të abuzuar. Sepse, as më shumë e as më pak, siç Manja sot tha, së pari, tha, Belinda Ballukun e kemi të shkarkuar, tha. Dhe së dyti, tha, të gjithë, s’ka asnjë provë të re, thotë, nga këto të cilat ka gjykuar GJKKO-ja, me rastin e pezullimit, flas, ëh, që ka gjykuar GJKKO-ja dhe i kishte ngelur në fuqi thotë, të njëjtat prova në apelin e GJKKO-së, mbasi i ktheu përgjigje Kushtetuesja. Në këto kushte, ata u mbrojtën me tezën që kur GJKKO-ja vendosi një masë pezullimi me të njëjtat prova, SPAK-u vjen kërkon arrestin, unë këtu dyshoj, dhe jam, jo dyshoj po jam shumë i bindur që SPAK-u ka ceduar.

Ka ceduar pa dashje, apo ky ishte një gabim inteligjent, kjo do mbetet për t’u parë në sjelljen dhe në qëndrimin që SPAK-u do të mbajë nesër e tutje. Sepse SPAK-u e ka krejt të qartë situatën. E di shumë mirë që këtu kemi të bëjmë ose me korrupsion, ëh, ose me pafajësi, kam thënë unë, sepse nuk mund të ketë shkelje të barazisë në tendera. Dhe këtu nuk flitet për një tender. E gjithë kjo kosto që është marrë sot, duke goditur reformën në drejtësi, posaçërisht organet e saj, SPAK-un dhe GJKKO-në, edhe duke goditur edhe aleatët europianë, këtu nuk flitet për një episod, qoftë edhe korruptiv. Flitet për një aferë shumë të madhe korruptive, në përmasa shumë të mëdha dhe kjo është arsyeja që Edi Rama mori çdo kosto, vetëm që treni i tij të mos ndalonte .

E gjithë kjo histori ka tre stacione. Ishte Kushtetuesen, e cila ia ktheu Ramës. Kemi Ramën që e shkarkon, kemi dhe SPAK-un, i cili shkon me të njëjtën lëndë, si për pezullimin, me të njëjtën lëndë kërkon arrestin në Kuvend. Këtu ka abuzuar dhe ka përfituar. Sepse në fund të fundit, të gjithë faturën e këtij procesi e ka SPAK-u dhe GJKKO-ja, të cilët janë përgjegjës për procedimin, suksesin e tij edhe për masat adekuate që i takojnë të marrë për të siguruar një hetim të drejtë.

Nga ky moment SPAK-u duhet të ulet në karrige dhe të analizojë të gjithë ato prova që ka, të rilexojë edhe njëherë të gjithë episodet e Belinda Ballukut dhe të personave të tjerë. Po flas unë për këtë sepse problemi i kësaj diskutohet në lidhje me imunitetin, për vetë pozicionin që ka, dhe të shikojë dhe ato episode që i ka regjistruar por s’u ka vënë emrin, s’i ka regjistruar emrin, dhe të shikojë sepse duhet të riformatojë akuzën, ëh, dhe unë mendoj që akuza e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë, me shumë, me disa episode, jo vetëm këto që ka sjellë, që janë në emër të shkeljes së barazisë në tendera, zoti Rama, as mazhoranca nuk, nuk do të rezistojë më, sepse kuptohet, ata sot e kanë marrë, do të thoni 82 plumba reformës, por në fakt ato 82 plumba kanë prekur dhe trutë e tyre. Dhe në një tentativë të dytë, po tashmë serioze për atë çfarë ka ndodhur dhe për atë çfarë parashikon, Rama nuk ka mundësi ta bëjë më, sepse u pa edhe një herë tjetër që, nëse Rama do të bëjë këtë, do të kemi të bëjmë me një grusht shteti brenda shtetit.