Ballina Europë Krimin makaber/ Babai vret vajzën 13-vjeçare, e varros në kopsht dhe vetëvritet...

Krimin makaber/ Babai vret vajzën 13-vjeçare, e varros në kopsht dhe vetëvritet dy ditë pasi e deklaroi të zhdukur

79
0

Vrasja e një vajze 13-vjeçare nga babai i saj ka tronditur Turqinë.

Zehra Uzum nga Eskisehir ishte zhdukur 10 ditë më parë dhe trupi i saj u gjet i varrosur në një kopsht.

Babai i saj, Abdulrazak, kishte varur veten dy ditë pas zhdukjes së vajzës.

Ishte data 2 mars kur familjes Uzum, e cila jetonte në lagjen Camlıca të Tepebası, iu zhduk vajza. Ajo u raportua e zhdukur në departamentin e policisë së Eskisehir. Policia po kërkonte 13-vjeçaren me ndihmën e qytetarëve.

Dy ditë më vonë, më 4 mars, babai i Zehrës, Abdulrazak Uzum, kreu vetëvrasje duke u varur. Pas këtij incidenti, hetimi u përqendrua te babai, me bisedat e tij telefonike nën shqyrtim, ndërsa policia kërkoi edhe pamjet e kamerave të sigurisë, sipas ‘Hurriyet’.

Nga provat që mblodhën, policia e gjurmoi babanë dhe duke gërmuar në kopshtin e shtëpisë së tij në zonën rurale të Asagıkartal, gjeti trupin e 13-vjeçares.

Një prokuror dhe një patolog mjeko-ligjor shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa trupi u dërgua në spital.