Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, emëroi Erica Kirk, të venë e patriotit të vrarë amerikan Charlie Kirk, në bordin e administratorëve të Akademisë Amerikane të Luftës, një nga shkollat ushtarake më prestigjioze në SHBA.
“Presidenti Trump bëri zgjedhjen perfekte duke nominuar Erica Kirk”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wiles, për USA Today.
Erika Kirk, 37 vjeç, ka marrë përsipër udhëheqjen e lëvizjes Turning Point USA, e cila u themelua nga bashkëshorti i saj i ndjerë, dhe tani është zyrtarisht e listuar në faqen e internetit të bordit të administratorëve të Akademisë Ushtarake të Colorado Springs.
Bordi i drejtorëve, i përbërë nga 16 anëtarë, mbikëqyr moralin, disiplinën, kurrikulën, pajisjet fizike, financat dhe metodat akademike të shkollës, dhe çdo vit i bën rekomandime Ministrit të Mbrojtjes.
Charlie Kirk ishte anëtar i bordit deri në vrasjen e tij në shtator në kampusin e universitetit në Utah.







