Ballina Bota 20 persona grabisin dyqanin e bizhuterive në Kaliforni, në rreth 70 sekonda...

20 persona grabisin dyqanin e bizhuterive në Kaliforni, në rreth 70 sekonda marrin 1.4mln dollarë

81
0

Të paktën 20 persona kanë hyrë në një dyqan bizhuterish në Kaliforni dhe kanë grabitur 1.4 mln dollarë, brenda thuajse një minute.

Grabitja ka ndodhur në qershor të 2025 në dyqanin e bizhuterive në Fremont, ndërsa pamjet tashmë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Autorët e realizuan grabitjen duke përdorur çekiçë, varre, thyen xhamat dhe morën rreth 75 – 80 % të mallrave. Ndërkohë raportohet se policia ka arrestuar 4 persona të moshës 20-29 vjeç, dy prej të cilëve u liruan.

Sipas New York Post në rreth 70 sekonda morën më shumë se 1.4 mln dollarë dhe u larguan me mjetet që i prisnin jashtë.