Ballina Politika 300 apartamentet e Belindës, del sms nga dosja, Balluku-Berberit

300 apartamentet e Belindës, del sms nga dosja, Balluku-Berberit

82
0

Në një kohë që detajet e dosjes Balluku të hetuar nga SPAK kanë dalë me pikatore, çështja e 300 apartamenteve të saj mesa nuk është një thasheshem kafeneje.

Në një mesazh ish-zëvendëkryeministrja Belinda Balluku i shkruan Evis Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur. Ky fakt është pohuar në emisionin opinion nga Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, që e citoi gjatë intervistës së tij.

Bardhi është pjesë e Këshillit dhe tha se nuk duhet të nxjerrë pjesë të dosjes, por një po bënte një përjashtim duke treguar vetëm një SMS që ndodhej në dosjen voluminoze të SPAK.

“Mua nuk më lejohet të jap të dhëna nga dosja, por një mesazh po e zbuloj. Çfarë pune kishte ministrja e Infrastrukturës që në orën 19:49:20 të vitit 2019 t’i dërgonte një mesazh vartësit të saj Ervis Berberi ku i shkruante: “A e bëre pasqyrën sot sa shtëpi ke shit?”

Nuk dimë që zonja Balluku të kishte ndonjë agjenci imobiliare” – tha Bardhi.