Ballina Kronika DURRES/ Policia arrestime për vepra penale nga kapja me droge, dhuna familje,...

DURRES/ Policia arrestime për vepra penale nga kapja me droge, dhuna familje, ndërtim paligjshëm deri drejtim automjeti pa leje

111
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:

-arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet me vete, një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 21-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 22 vjeç, pasi iu gjet në automjet, një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan shtetasit:

-B. R., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, në lagjen nr. 2, Kavajë. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;

-J. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin H. R., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 71 vjeç dhe R. B., 50 vjeç, të dy banues në Durrës, me detyra inxhiner dhe përgjegjës shërbimi në një firmë ndërtimi, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë aksidentalisht, nga skela, një punonjës i firmës, 61 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin turk A. G., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka punësuar në subjektin e tij, pa i regjistruar në organet tatimore, 2 shtetas;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. B., 40 vjeç dhe M. M., 39 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në celularët e tyre u gjetën faqe aktive për vënie bastesh sportive. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, 2 shtetasit kanë thyer celularët dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy të mitura të moshave 16 dhe 17 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 19-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

Shërbimet e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Dje, kallëzoi shtetasi Xh. C., 26 vjeç, banues në Durrës, se i kishin humbur targat e automjetit. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe autorësisë së rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.