Një ngjarje disi e çuditëshme ka ndodhur ne Fshatin Xhafzotaj, ku vjerri 91 vjeçar ka goditur dhëndërrin e tij 69 vjec. Ngjarja sipa policisë ka ndodhur rreth orës 18.00, ndërsa të autorët e zënkës kanë përfunduar në spital, për të marrë ndihmë mjeksore. Policia po sqaron rrethanat e ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.
Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.







