Ballina Politika Irena Beqiraj: Me mekanizmat e sigurimit të pushtetit të Ramës vetëm Sara...

Irena Beqiraj: Me mekanizmat e sigurimit të pushtetit të Ramës vetëm Sara Mile është e pazëvëndësueshme

64
0

Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka shpërthyer në ironi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke nënvizuar se pushteti brenda Partisë Socialiste nuk qëndron tek lideri formal, por tek individë të tjerë të pazëvëndësueshëm si Sara Mile.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqiraj shkruan: “Ju jeni askushi dhe këtu ku jeni jeni prej meje…”, “Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh”, “Po të iki unë, PS shkon për lesh”.

Sipas saj, partia është kthyer në një turmë pa pikëpamje të vetëdijshme, ku mekanizmat e pushtetit menaxhohen nga individë të caktuar, duke lënë të kuptohet se vetë Rama është më shumë një simbol sesa burimi i vërtetë i fuqisë në PS.

Postimi:

Ju jeni askushi dhe këtu ku jeni jeni prej meje….”, “Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh”, “Po të iki unë, PS shkon për lesh”, kanë qenë frazat që kanë dëgjuar me sy dhe vesh të çmerritur anëtarët e kryesisë , raporton Lapsi .

Të gjithë pa përjashtim në atë kryesi e dinë se Partia Socialiste në peshën e pushtetit të siguruar nga Rama është kthyer në një turmë.
Në turma nuk ka pikëpamje thelbësore.

Ky lloj pushteti sigurohet pa asnjë shqetësim nga Sara Mile! Me mekanizmat e sigurimit të pushtetit të Ramës për socialistët vetëm Sara Mile është e pazëvëndësueshme.
Ndaj kujt i duhet Rama ?