Nga data 1 shkurt, elektricistët dhe inxhinierët e punësuar pranë operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike do të përfitojnë rritje page.
OSHEE njoftoi në rrjetet sociale se rritja për elektricistët do të jetë në masën e 7.500 lekëve mbi pagën bazë, ndërsa inxhinierët elektrikë do të përfitojnë një rritje prej 12.500 lekësh mbi pagën bazë.
Në total, nga rritja e pagës përfitojnë mbi tre mijë punonjës.
“Në kuadër të zhvillimit profesional, si edhe politikave për inkurajimin dhe vlerësimin e profileve teknike, OSHEE ka vendosur të mbështesë punonjësit me formim në fushën elektrike.
Ky vendim synon të vlerësojë kontributin dhe profesionalizmin e specialistëve që çdo ditë punojnë për sigurinë dhe mirëfunksionimin e sistemit energjetik”, njoftoi OSHEE.







