Ballina Kuriozitete Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

51
0

Lista Time Out’s Best Cities with Intrepid Travel për vitin 2026 shënon 10-vjetorin e publikimit të kësaj renditjeje që vlerëson qytetet më të mira për të jetuar dhe vizituar. Në klasifikimin global, vendin e parë e ka zënë qyteti australian Melbourne, ndërsa qytetet europiane kanë siguruar sërish një prani të fortë në listën prej 50 destinacionesh.

Renditja është bazuar në një sondazh ku rreth 24 mijë banorë qytetesh janë pyetur për elementë të ndryshëm të jetës urbane, si ushqimi, kultura, jeta e natës, niveli i lumturisë, përballueshmëria dhe cilësia e jetesës. Këtyre rezultateve iu shtuan edhe vlerësimet e më shumë se 100 ekspertëve të qyteteve nga Time Out, për të përpiluar klasifikimin përfundimtar.

Në Europë, vendin e parë e mban Edinburgu, kryeqyteti historik i Skocisë, i cili në renditjen globale pozicionohet i treti. Qyteti u vlerësua shumë për mundësinë e lëvizjes në këmbë, ndërsa mori edhe nota të larta për gastronominë (94%), hapësirat e gjelbra (91%) dhe jetën kulturore (90%). Po ashtu, 91% e banorëve që morën pjesë në sondazh thanë se gjejnë kënaqësi në përvojat e përditshme në qytetin e tyre.

Edinburgu pritet të jetë edhe më i gjallë në aspektin kulturor gjatë vitit 2026. Festivali Hidden Door do të rikthehet duke transformuar hapësira urbane të harruara në qendra arti dhe kulture, ndërsa Edinburgh Art Festival do të organizojë programe në galeri dhe hapësira të ndryshme të qytetit. Po ashtu, orkestri i njohur Berliner Philharmoniker do të hapë Edinburgh International Festival 2026 me një koncert spektakolar.

Pas Edinburgut, në vendin e dytë për Europën renditet Londra (e katërta në botë), ndërsa në vendin e tretë Zyrihu (i njëmbëdhjeti në rang global).

Në total, 19 qytete europiane janë përfshirë në këtë listë, duke përfshirë si qytete të vogla piktoreske ashtu edhe metropole të mëdha.

Qytetet më të mira të Europës për vitin 2026 sipas Time Out:

Edinburgh
London
Zurich
Copenhagen
Krakow
Porto
Madrid
Valencia
Paris
Bath
Bilbao
Berlin
Antwerp
Naples
Amsterdam
Athens
Vienna
Dublin
Lisbon

Lista reflekton qytetet që ofrojnë kombinimin më të mirë të kulturës, jetës sociale, hapësirave urbane dhe cilësisë së jetesës për banorët dhe vizitorët.