Ballina Bota Rëndohet bilanci, gjashtë anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit...

Rëndohet bilanci, gjashtë anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

73
0

Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ushtarak amerikan të furnizimit me karburant, KC-135, i cili u rrëzua në Irakun perëndimor, kanë gjetur vdekjen, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (USCENTCOM).

Ndërsa Komanda më herët ka deklaruar se përplasja nuk ishte shkaktuar nga zjarri armiqësor apo miqësor.

Avionët KC-135, të prodhuar nga Boeing, janë të aftë të furnizojnë avionët luftarakë me karburant në ajër dhe luajnë një rol kyç në operacionet ushtarake amerikane. Ata u përdorën gjerësisht gjatë Luftës së Parë të Gjirit për të zgjeruar rrezen e veprimit të avionëve luftarakë dhe bombarduesve.

Ky aeroplan është avioni i katërt amerikan që humbet që nga fillimi i sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Tre avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan më parë këtë muaj si pasojë e një incidenti të zjarrit miqësor nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit, por të gjithë anëtarët e ekuipazhit të këtyre avionëve shpëtuan në mënyrë të sigurt.