Ballina Europë Tragjedi/ Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi/ Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

77
0

Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, pas disa ditë në gjendjes kritike në spital, për shkak se ra nga ballkoni i banesës së saj.

Viktima, e identifikuar nga media italiane IlPiacenza si Anxhela Byku, u rrëzua të martën nga ballkoni i banesës së saj në Piacenza, ku ajo jetonte me bashkëshortin.

Ajo u transportua menjëherë në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Piacenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive. Megjithatë, për shkak të plagëve shumë të rënda të marra, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.
Autoritetet italiane kanë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk dyshohet për përfshirjen e ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje, por nuk sqarohet nëse konsiderohet të jetë aksidentale apo tentativë vetëvrasjeje.

Ndërkohë, miq dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e të resë.