Ballina Kronika U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

65
0

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçari Kristjan Kola, i cili u aksidentua më 6 mars në aksin Rrile-Shënkoll.I riu, nga fshati Tale nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga aksidenti.

Automjeti me të cilin ai po udhëtonte u përplas fillimisht me një makinë tjetër dhe më pas doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Si pasojë e plagëve të marra, 20-vjeçari u transportua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.