Ballina Europë Aksidenti tronditës në Itali, humb jetën një 34-vjeçare shqiptare

Aksidenti tronditës në Itali, humb jetën një 34-vjeçare shqiptare

81
0

Viktima është Xhulijana Guna, 34-vjeçare shqiptare, por prej kohësh e transferuar në Eboli.

Ajo ndodhej në buzë të rrugës dhe papritur u përplas nga një makinë e drejtuar nga një grua 37-vjeçare, e cila e tërhoqi zvarrë mbi asfalt deri pranë një stacioni autobusi.

Shqiptarja, për fat të keq, ndërroi jetë menjëherë pasi u përplas.

Alarmi për ndihmën e shpejtë u dha nga shoferët e tjerë.

Në vendngjarje mbërritën patrullat e karabinierëve, të cilët konstatuan vdekjen e gruas.

Drejtuesja e makinës, pasi përplasi të huajën, u ndal për të dhënë ndihmën e parë. Me të ndodheshin edhe fëmijët e saj, asnjëri prej të cilëve nuk mbeti i plagosur.

Aksidenti rrugor ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit të djeshëm dhe forcat e rendit, që mbërritën në rrugën shtetërore 18, e bllokuan rrugën për të kryer matjet dhe verifikimet e nevojshme për të rindërtuar dinamikën e aksidentit fatal.

Makina që përplasi shqiptaren, u sekuestrua.

Gruaja që ishte në timon të automjetit ndodhet në gjendje shoku. Hetuesit duhet të përcaktojnë shkaqet e aksidentit dhe arsyen pse makina përplasi shqiptaren, e cila duket se sapo kishte kaluar rrugën.

Për momentin është përjashtuar mundësia që drejtuesja e makinës të ketë pësuar një gjendje të papritur shëndetësore dhe më pas ta ketë përplasur gruan që humbi jetën. Duhet të verifikohet edhe shpejtësia e automjetit në momentin e përplasjes.