Ballina Sport Arsenali fiton në frymën e fundit, shmang befasinë e madhe

Arsenali fiton në frymën e fundit, shmang befasinë e madhe

48
0

Skuadra e Arsenalit ka fituar në “Emirates”, jo pa vështirësi, me rezultatin e pastër, 2:0 ndaj Evertonit, në takimin e javës së 30-të të Premier League në futboll.

Arsenali ia doli në frymën e fundit, duke thelluar epërsinë me 10 ndaj Manchester Cityt të vendit të dytë, kjo e fundit ka dy ndeshje më pak.

Në minutën e 38-të Jurrien Timber i Arsenalit është zëvendësuar për shkak të një dëmtimi.

Gyökeres në minutën  e 89-të e Dowman (90+7′) shënuan golat e fitores së madhe .

Arsenali kryeson me 70 pikë, duke lënë prapa Manchester Cityn me 60 pikë, por kjo e fundit ka dy ndeshje më pak. Evertoni e zë vendin e tetë me 43 pikë.