Ballina Ekonomia Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme: Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë

Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme: Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë

60
0

Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s Ratings e ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare të qëndrueshme.Në raportin e fundit  agjensia ka rikonfirmuar vlerësimin  për Shqipërinëë në “Ba3” ose  me perspektivë “të qëndrueshme”.

Moody’s parashikon një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto  në nivelin 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026.Ndërsa  rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës.

Ndërkohë që  vetëm muajin e parë të vitit Shqipëria priti mbi gjysëm milioni vizitorë të huaj ndërsa niveli i papunësisë në fund të vitit 2025 ra në 8.3%.

Në raportin e agjensisë ndërkombëtare parashikohet gjithashtu  që raporti i borxhit ndaj PBB-së të vijoj të ulet t në rreth 51% në vitin 2027 nga 52.6% e vlerësuar për vitin 2025.S

Moodys vlerëson se kjo do të nxitet  nga rritja  ekonomike dhe nga politikat e kujdeshme fiskale.

Po ashtu agjencia thekson se, në aspektin fiskal, zbatimi i buxhetit ka mbetur i kujdesshëm gjatë vitit 2025. Moody’s vlerëson deficitin në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, i cili është rritur nga 0.7% e PBB-së në vitin 2024, por mbetet nën objektivin qeveritar prej 2.4%.

Perspektiva “e qëndrueshme” reflekton vlerësimin e Moody’s se rreziqet pozitive dhe negative për vlerësimin “Ba3” të Shqipërisë janë të balancuara. Agjencia pret që reformat për procesin e anëtarësimit në BE të vazhdojnë, megjithëse me një ritëm gradual, dhe që risqet e likuiditetit qeveritar dhe të sektorit bankar të mbeten të kontrolluara.

Ky rikonfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe progresit të vazhdueshëm në reformave strukturore, duke dhënë një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, si dhe duke mbështetur objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit.