Ballina Politika Juristja: Vetëm kur iu erdhi në derë, politika kuptoi problemin e paraburgimit

Juristja: Vetëm kur iu erdhi në derë, politika kuptoi problemin e paraburgimit

59
0

Juristja Brisida Gjikondi, e ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka komentuar rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe vendimin e Kuvendit për të mos dhënë autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e saj.

Gjikondi tha se kryeministri ka pasur gjithmonë si kartën e tij më të fortë respektimin e procedurës së heqjes së imunitetit, përpara se të hapej çdo çështje ndaj deputetëve të mazhorancës.

Kryeministri ka pasur kartën e tij më të fortë pjesën e heqjes së imunitetit, para çdo çështje që hapej për deputetët e mazhorancës.

Ajo u shpreh se kryeministri, edhe pas rasteve të bujshme që kanë përfshirë emra si Saimir Tahiri, Erion Veliaj apo Ilir Beqaj, nuk ka treguar ende vetëdije për krizën e madhe morale që po kalojnë shqiptarët.

“Për mendimin tim, z. Rama në gjithë këto histori nga z. Tahiri, z. Veliaj, z. Beqaj, etj., ende nuk ka një vetëdije për krizën e madhe morale që po kalojnë shqiptarët. E gjithë kjo përplasje që ka z. Rama me SPAK, i cili është krijuar me një reformë të posaçme duke ndryshuar edhe kushtetutën, lëre ta tundë këtë këmbë ky institucion,” u shpreh ajo.

Juristja shtoi se imuniteti parlamentar është një mbrojtje e panevojshme dhe se do të ishte më mirë që deputetët të mos e kishin fare.

Unë do të thoja që jo vetëm kjo mazhorancë, por gjithë deputetët do të ishte më mirë mos të kishin fare imunitet.”

Gjikondi theksoi se klasa politike shqiptare vetëm kur u përball vetë me rrezikun e paraburgimit, kuptoi se kjo masë sigurie është përdorur në mënyrë abuzive.

“Është për të ardhur keq që klasa politike shqiptare kur i erdhi në derë ‘paraburgimi’ u kujtua që është abuzuar me paraburgimin. Ndërkohë shqiptarët kanë 30 vjet që dergjen në paraburgim edhe për vepra tepër qesharake.”

Ajo kujtoi se institucionet ndërkombëtare kanë paralajmëruar prej kohësh për problemet e përdorimit të paraburgimit.

Këshilli i Europës, Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut gjithmonë ka nxjerrë relacion që thoshte se kjo lloj mënyre nuk është prodhuese dhe nuk e rehabiliton njeriun. Tani që erdhi kjo situatë, politika më në fund e kuptoi.”