Ballina Aktualitet Kundër resortit! Banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë...

Kundër resortit! Banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë të tjerë

70
0

Prej më shumë se gjashtë javësh vijon protesta e banorëve të Rrjollit kundër punimeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga kompania Blue Gorgo. Edhe këtë të shtunë që përkon me festën e Ditës së Verës, përveç vetë banorëve të zonës, pjesë e protestës u bënë edhe qytetarë të ardhur nga vende të tjera në mbështetje të tyre.

Me mbërritjen e protestuesve pranë kantierit të punimeve, forcat e policisë formuan menjëherë një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë këtij momenti nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa disa banorë u shoqëruan në polici.

Banorët pretendojnë se gjatë ndërhyrjes janë ushtruar edhe akte dhune ndaj tyre nga policia, duke theksuar se në këtë rast autoritetet po mbështesin interesat e kompanisë ndërtuese dhe jo qytetarët e thjeshtë. Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin që, sipas tyre, cenon pronat dhe mjedisin e zonës.