Ballina Bota “Poshtë komunizmi”/ ‘Shpërthejnë’ protestat: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ ‘Shpërthejnë’ protestat: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste

126
0

Tensionet kanë përfshirë Kubën, ku në disa qytete, ndër të cilat Moron, kanë shpërthyer protesta të dhunshme.

Qytetarët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësinë ndaj krizës politike dhe ekonomike, e në Moron, tubuesit i vunë flakën zyrave të Partisë Komuniste, në shenjë zemërimi me lidershipin e vendit.

Një nga arsyet kryesore të valës së indinjatës janë ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, të cilat shpesh zgjasin më shumë se 20 orë, duke vështirësuar jetën e përditshme dhe aktivitetet ekonomike të qytetarëve.

Kuba nga ana tjetër përballet edhe me probleme të mëdha të furnizimit me ushqime dhe karburant, gjë që ka ashpërsuar tensionet sociale dhe i ka nxitur qytetarët të kërkojnë ndryshime. Video të publikuara tregojnë protestues në Moron duke ndezur zjarre në rrugë, duke përdorur mobilie dhe materiale të marra nga selia e Partisë Komuniste.

“Një javë pas ndërprerjeve të pandërprera të energjisë elektrike gjatë natës, kubanët në Morón, një qytet në qendër të vendit, dolën nëpër rrugë mbrëmjen e të premtes me thirrjet “Poshtë komunizmi”, ndërsa një grup demonstruieshs thyen derën e degës lokale të Partisë Komuniste dhe i vunë flakën.

Video të postuara në rrjetet sociale tregojnë se të paktën një person duket se është qëlluar me gjasë nga policia kubane”, shkruan Miami Herald. Situata mbetet e paparashikueshme, shton gazeta, dhe shumë njerëz shprehin shqetësim për pasojat sociale dhe politike që mund të vijojnë në ditët e ardhshme.