Ballina Kulturë “Romeo dhe Zhulieta” moderne pushton West End-in me Sadie Sink dhe Noah...

“Romeo dhe Zhulieta” moderne pushton West End-in me Sadie Sink dhe Noah Jupe

58
0

Aktorët e rinj Sadie Sink dhe Noah Jupe do të interpretojnë rolet kryesore në shfaqjen klasike Romeo dhe Juliet të William Shakespeare, në një produksion të ri në teatrin Harold Pinter Theatre në London, nën regjinë e Robert Icke.

Dy aktorët, të njohur për rolet e tyre në film dhe televizion, pranojnë se përvoja me Shekspirin ka qenë një sfidë dhe një aventurë e re për ta.

Për Noah Jupe, i cili luan rolin kryesor në filmin Hamnet kjo është hera e parë që ngjitet në skenë në West End.

Hamnet është një nga filmat më të nominuar për Çmimet Oscar në edicionin e vitit 2026 , dhe ka marrë 8 nominime për “Academy Awards”, përfshirë edhe Best Picture si Filmi më i mirë dhe disa kategori të tjera kryesore.

Ai e përshkruan përvojën e interpretimit të Shekspirit si diçka shumë të veçantë.

“Në filma rrallë kemi mundësi të flasim kaq shumë. Në teatër duhet të bashkosh zërin, tekstin dhe emocionin dhe kur ia del, ndihesh sikur po fluturon,” thotë ai.

Sink, e cila u bë e famshme me rolin e Max në serialin Stranger Things, thotë se nuk e kishte imagjinuar veten duke interpretuar Zhulietën kaq herët në karrierë. Megjithatë, takimi me regjisorin Icke e bindi menjëherë ta pranonte rolin.

“E ndjeva menjëherë se duhej ta bëja këtë dhe ta bëja tani,” shprehet aktorja 23-vjeçare.

Nga ana tjetër, Regjisori Robert Icke rikthehet te “Romeo dhe Zhulieta” pas një produksioni të mëparshëm në vitin 2012. Ai beson se historia e dashurisë mes dy të rinjve është ende shumë aktuale, sidomos për brezin e sotëm.

Sipas Jupe, marrëdhëniet në kohën e rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të takimeve janë bërë më të komplikuara.

“Edhe kur mendon se ke gjetur dikë të veçantë, menjëherë fillon të dyshosh,” thotë ai, duke shtuar se historia e Romeos dhe Zhulietës rikthen besimin në një dashuri të pastër dhe spontane.

Shfaqja pritet të tërheqë shumë të rinj në teatër, sidomos fansat e dy aktorëve që vijnë nga industria e filmit dhe televizionit