Ballina Kulturë Shuhet filozofi gjerman, Juergen Habermas

Shuhet filozofi gjerman, Juergen Habermas

58
0

Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botërore, është ndarë sot nga jeta në moshën 96 vjeçare në qytetin Starnberg pranë Mynihut, ku jetonte që nga viti 1971.

Një nga mendimtarët më me ndikim të shekullit të 20-të, ai ishte aktiv deri në vitet e tij të fundit dhe ishte një nga të paktët intelektualë publikë në Gjermani që mbante rregullisht qëndrim mbi çështjet politike, shkruan DW.

Ai mbrojti bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 ku theksoi se argumenton se askush nuk ka të drejtë t’i braktisë viktimat e t’i lërë te xhelatët e tyre.

“Kur nuk ka rrugë tjetër fqinjët demokratikë duhet të ndërhyjnë për ndihmë emergjence e legjitimizuar nga e drejta ndërkombëtare”, kishte deklaruar Habermas për “Die Zeit”, në prill të 1999-ës.

Ndërkohë duke mbrojtur të drejtën e azilit gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015 dhe një Bashkim Evropian të bashkuar përballë populizmit dhe nacionalizmit të krahut të djathtë, Habermas mbeti aktivisht i përkushtuar ndaj idealit të tij kozmopolit për një demokraci të hapur dhe rigoroze.

Ai u vlerësua me Çmimin Gjermano-Francez të Medias në vitin 2018 dhe, pasi mbushi 90 vjeç vitin pasardhës, botoi një vepër me dy vëllime, 1,700 faqe, “This Too a History of Philosophy” , një vështrim mbi evolucionin e racionalitetit dhe arsyes njerëzore që Boston Revieë e quajti “një kryevepër erudicioni dhe sinteze”.

Pasi ka marrë çmime të rëndësishme ndërkombëtare gjatë gjithë karrierës së tij, përfshirë Çmimin Ndërkombëtar Memorial Holberg të vitit 2007, me vlerë rreth 520,000 euro, në vitin 2021 ai pranoi dhe më pas refuzoi një çmim prej 225,000 eurosh nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA). Me monarkinë absolutiste të Gjirit të akuzuar për shtypje, ai vendosi se ishte “gabim” të pranonte çmimin pasi u pa se binte ndesh me parimet e tij të lirisë së mendimit dhe debatit të hapur demokratik.