Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, dy juriste që garuan për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë skualifikuar nga gara, për shkak se nuk plotësonin kriteret. Sipas ligjit, një nga kriteret që të kandidosh për këtë post është që të jesh aktiv në radhët e Policisë së Shtetit. Të dyja zonjat, me profesion juriste, pavarësisht eksperiencës, nuk ishin në radhët e policisë, për pasojë janë skualifikuar.
Në garë mbeten 14 zyrtarë të lartë të policisë, të cilët synojnë vendin e Ilir Prodës, pas shkarkimit të tij nga detyra.
Komisioni që drejtohet nga zv.ministrja e Brendshme Silva Caka dhe anëtarë Eduart Merkaj, kreu i AMP-së, dhe Kleida Ngjela, sekretare e përgjithshme e Ministrisë, do të mblidhen javën e ardhshme për të vendosur për ecurinë e procesit.
Në garë për postin e kryepolicit mbeten 14 emrat e mëposhtëm:
Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj







