Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 476 anëtarë të kësaj force politike.
Nga numri i votave, gara rezultoi e ngushtë, ku Oligert Muçollari fitoi kreun e PD, Pogradec me 247 vota.
Ndërkohë që kandidati rival regjistroi 224 vota.
Sipas procesverbalit janë 6 vota të pavlefshme.







