Ballina Politika “Përgjigje rilindase”- një togfjalësh i ri për fjalorin (jo vetëm politik)

“Përgjigje rilindase”- një togfjalësh i ri për fjalorin (jo vetëm politik)

64
0

Meqenëse jemi në proces të konsultimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, i sugjerojmë të përfshihet si një fjalë e re edhe togfjalëshi “përgjigje rilindase”. Shpjegimi për të është si vijon: Përgjigjja rilindase është një përgjigje pa përgjigje; është një tjerrje apo diarre fjalësh, që formojnë një paragraf të stërzgjatur, ku fundi nuk ka lidhje me fillimin, ku logjika ka ikur në drejtim të paditur. Shpeshherë kjo përgjigje shoqërohet me ton solemn apo poza filozofike për të kompensuar zbrazëtinë e brendisë dhe të mos thënit asgjë. Përgjigjja rilindase ka synim t’i shmanget realitetit dhe përgjigjdhënësi zakonisht bën si i indinjuar. Por kur ballafaqohet me ripërsëritje të pyetjes apo kur i sfidohet përgjigjja pa përgjigje, përgjigjësi zakonisht del nga binarët dhe kontrolli.

Një rast tipik i përgjigjes rilindase ishte përgjigjja që Rama përpiqej t’i jepte Ambrozia Metës dhe çrregullimi që pësoi nga sfidimi i përgjigjes së tij prej gazetares.

Kushedi si do të kishte reaguar nëse ndonjë nga gazetarët e tjerë do të kishte guximin t’i thoshte: Po vërtet ke thënë burg për ata që vjedhin energjinë elektrike (jo “dritat”, siç thoshte Rama). Mirë, e pranojmë edhe që gazetarja Meta punon në një TV që ka çështje në prokurori për pastrim parash. Por pse nuk shkojnë në burg qeveritarët hajdutë që kanë çështje tashmë në prokuroritë speciale? Dhe këta hajdutë i ke punësuar ti, Ramë, si kryeministër, duke përdorur paratë publike; nuk je ti rrogtari i tyre, ashtu siç është Ambrozia rrogtare e një TV-je private. Kushedi çfarë shfrenimi do të kishte marrë përgjigjja rilindase në një situatë të tillë./vna