Juristi Rezart Kthupi deklaroi se procesi i Rithemelimit në Partinë Demokratike kishte që në fillim si qëllim rikthimin e partisë nën kontrollin e Sali Berishës.
I ftuar në nje studio televizive, ai u shpreh se ndryshimet brenda strukturës së partisë pritet të jenë minimale dhe se protestat e zhvilluara muajt e fundit, sipas tij, lidhen me përpjekjen për ta paraqitur Berishën si një kandidat të pazëvendësueshëm në krye të opozitës.
“Qëllimi i Rithemelimit ishte të kthente partinë në emër të Sali Berishës. Rithemelimi ishte brenda logjikës që u nis që në fillim. Berisha do të krijojë statusin për të blinduar ata që ka afër vetes. Do të ketë vetëm 2-3 lëvizjesh emrash brenda asaj që është kupola. Ka 6 muaj që bën protesta, në mënyrë që ai të jetë kandidati i pazëvendësueshëm.
Gazmend Bardhi është figura që ka nevojë për frymë e Sali Berishës, pa të Gazmend Bardhi nuk mbijeton dot politikisht dhe do të bëjë gjithçka që kërkon Sali Berisha. Është një figurë publike e mbajtur gjallë nga Sali Berisha. Reagimi i Salianjit, është korrekt. Në PD vazhdon që të ketë të njëjtin izolim nga ndërkombëtar dhe ky izolim është faktori më shqetësues që ka Berisha”, tha Kthupi.







