Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi ndaj justifikimeve për rritjen e çmimit të karburantit në Shqipëri, duke e lidhur atë me zhvillimet ndërkombëtare dhe tensionet në Iran.
Në një reagim publik, ai vëren se në vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova çmimi i karburantit nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa në Shqipëri shpesh rritet me argumentin e krizave globale.
Komenti i tij vë në pikëpyetje arsyet e rritjes së çmimeve në tregun shqiptar të karburanteve dhe mënyrën se si ngjarjet ndërkombëtare përdoren si shpjegim për lëvizjet e tyre.
‘Çmimi i karburantit në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë nuk ka lëvizur. Kaq e padrejtë dhe selektive është lufta në Iran që na kap vetëm ne?’, shkruan Dervishi me ironi.







