Ballina Politika Një reagim për drekat e darkat e PS dhe terrenin e PD

Një reagim për drekat e darkat e PS dhe terrenin e PD

63
0

Nga Luçiano Boçi

U habita tek lexova gënjeshtrën perlë të shkruar nga z. Mazniku, sipas së cilës PD ka kërkuar dëgjesa vetëm në Kuvend dhe jo në terren.

Nuk e kuptoj se si mund të arrihet deri këtu, kur mbledhja ishte e transmetuar dhe online.

E vërteta është se deputetët e PD në komision kërkuan dëgjesa të hapura në çdo Qark dhe Bashki specike.

E theksoj TË HAPURA për publikun me pjesmarrje të lirë, dhe jo TË MBYLLURA në zyrat e Bashkive vetëm me zyrtarë bashkiakë siç insistuan dhe kishin projektuar deputetët e PS.

Madje për ne prevalojnë dëgjesat me komunitetet sipas kërkesave që ato kanë paraqitur pranë nesh, ndërkohë që mazhoranca nuk pasqyroi këtë vullnet.

Këto janë “terreni” i vërtetë i PD e jo zyrat e Bashkive të PS.

Njëherazi kërkuam paralelisht thirrjen në dëgjesa në Komision të gjithë kryetarëve e përfaqësuesve politikë në Këshillat Bashkiakë, të cilat duhet të hapen me dëgjesën me Ministrin e pushtetit lokal.

Kundërshtia e deputetëve të PD ishte për drekat e darkat e planifikuara “së bashku” nga PS pas përfundimit të paradave-dëgjesa në zyrat e Bashkive e qarqeve.

Kjo është e vërteta, e cila e di mirë që gënjeshtra vrapon më shpejt me këmbët e saj të shkurtra, por kush e do të vërtetën le të dëgjojë mbledhjen të regjistruar në faqen e Kuvendit.