Federata e Futbollit e Iranit ka tentuar të hapë një dialog me FIFA-n për të transferuar ndeshjet e saj të Botërorit 2026 nga SHBA-ja drejt Meksikës, si pasojë e tensioneve të larta gjeopolitike.
FIFA ka mbajtur një qëndrim ndaj këtij propozimi, duke refuzuar ndryshimin e stadiumeve. Përmes një zëdhënësi, institucioni botëror i futbollit bëri me dije se janë në kontakt me të gjitha federatat për planifikimin e turneut.
FIFA insiston që të gjitha skuadrat duhet t’u përmbahen ndeshjeve sipas kalendarit zyrtar të shpallur më 6 dhjetor 2025.
Ky refuzim shton dyshimet mbi pjesëmarrjen përfundimtare të Iranit në këtë kompeticion. Tensionet diplomatike tashmë kanë kaluar përtej fushës së blertë.







