Ballina Sport Mitaj drejt largimit nga kampionët e Arabisë? Sfidë e re për mbrojtësin...

Mitaj drejt largimit nga kampionët e Arabisë? Sfidë e re për mbrojtësin kuqezi

80
0

Mario Mitaj është vazhdimisht në qendër të vëmendjes tek Al Itihad, kur flitet për merkato. Zërat e fundit tregojnë se klubi arab do të përforcohet me mbrojtës në krahun e majtë.

Kjo tregon se për Mitajn do të ketë një sfidë të re brenda skuadrës. Deri tani, bashkë me mbrojtësin shqiptar, si në të majtë qëndron edhe Hasan Kadesh. Ky i fundit përfiton nga numri i lojtarëve të huaj që lejohen, për t’u aktivizuar shpesh si titullar.

Vetë Mitaj mund të largohet nga kampionët e Arabisë Saudite. Merkato e verës pritet të sjellë lëvizje, pasi këtë sezon Mitaj humbi vendin e titullarit tek Al Itihad.

Për ta afruar në skuadër, për mbrojtësin e Shqipërisë janë investuar 5 milionë euro. Në rast largimi, shifra e transferimit mund të jetë me shumë gjasa e ngjashme.