Ballina Politika PD shpall IRGC organizatë terroriste… në oborrin e SHQUP-it

PD shpall IRGC organizatë terroriste… në oborrin e SHQUP-it

69
0
Screenshot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një deklaratë të kësaj partie në lidhje me zhvillimet në Iran.

Në deklaratë thuhet se PD e shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste.

Ndërkohë në deklaratë theksohet se PD mbështet përpjekjet e SHBA dhe Izraelit për të përmbysur diktaturën mizore teokratike të Ajatollahëve.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste.

Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.