Ballina Kronika Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy persona

Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy persona

62
0

Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 38 000 euro, procedohet penalisht një 49-vjeçar që i posedonte dhe nuk i deklaroi në kufi.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste.

1.Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin polak W. C., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në hyrje, iu gjetën 30 000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit, ndërsa në çantën e dorës iu gjetën edhe 8 000 euro.

2.Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.