Ballina Aktualitet Shkelje në tenderin prej 700 mln lekë, GJKKO kalon për gjykim dosjen...

Shkelje në tenderin prej 700 mln lekë, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut Benet Beci

65
0

GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë.

Abuzimi, që dyshohet se është kryer gjatë kohës kur Beci ishte administrator i KESH, përfshin përgatitjen e një avantazhi të padrejtë për një kompani në tenderin prej 700 milionë lekësh, në koordinim me Jonid Kazanin, Edlira Mitrushin, Yllka Nishkun, Adela Rukon, Rudin Gjonin dhe Premtim Dautin.

Dosja, e hapur në 2024 nga Byroja Kombëtare e Hetimit, u bazua në informacion të marrë nga telefonat e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, i përfshirë në raste të tjera tenderash.

SPAK akuzon Beci dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit dhe të njësisë së prokurimit për shkelje ligjore që përfshijnë përcaktimin e fondit limit, hartimin e termave të referencës, kriteret e dokumentacionit të tenderit dhe vlerësimin e ofertave.