Rritja globale e çmimeve të karburanteve pas luftës Iran-Izrael, po prek dhjetëra shtete, por të dhënat e fundit tregojnë një paradoks të fortë për Shqipëria: ndonëse nuk renditet ndër vendet me rritjen më të madhe, vijon të mbetet ndër më të shtrenjtat.
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës në Shqipëri është rritur nga 2.12 $/litër më 23 shkurt në 2.28 dollarë më 11 mars, një rritje prej 7.56%. Edhe pse përqindja e rritjes është më e ulët krahasuar me disa vende europiane, niveli absolut i çmimit e vendos Shqipërinë në një pozicion të pafavorshëm për konsumatorët.

Sipas tabelës me 95 vende, Shqipëria pozicionohet në vendin e 26-të në botë për rritjen e çmimit të naftës.
Me 2.28 dollarë për litër, Shqipëria renditet mes vendeve me çmimet më të larta të naftës në botë, duke hyrë në grupin e rreth 8 shteteve më të shtrenjta globalisht. Në këtë nivel, vendi ynë qëndron krah për krah me shtete si Zvicra, Gjermania, Norvegjia dhe Danimarka, ndërkohë që kryesohet nga Hong Kongu.
Hong Kongu: 3.97 $
Singapori: 2.50 $
Danimarka: 2.51 $
Norvegjia: 2.36 $
Gjermania: 2.36 $
Izraeli: 2.36 $
Zvicra: 2.28 $
Shqipëria: 2.28 $
Në rajon, Shqipëria pozicionohet qartë si vendi më i shtrenjtë për naftën. Krahasuar me fqinjët, diferencat janë të forta dhe goditëse për xhepat e qytetarëve:
Maqedonia e Veriut, rreth 1.50 dollarë/litër
Në Moldavia, 1.46 dollarë/litër
Në Mali i Zi, 1.71 dollarë/litër (rritje 4.28%)
Në Bosnja dhe Hercegovina, 1.41 dollarë/litër (rritje minimale 1.29%)
Kjo situatë e bën Shqipërinë një rast paradoksal: ndonëse rritja në përqindje nuk është ndër më të lartat globalisht, çmimi absolut e vendos vendin tonë në elitën e shteteve me naftën më të shtrenjtë në botë, duke goditur direkt xhepat e qytetarëve. Në një rajon, çdo rritje shtesë e çmimit në Shqipëri shndërrohet në një barrë të ndjeshme për familjet dhe bizneset, duke treguar se ndikimi i krizës globale nuk është vetëm çështje përqindjeje, por edhe nivelit bazë të çmimeve që shteti ka vendosur për qytetarët e tij./ politiko.al/







