Në një seancë që ngjante më shumë me një skenar urgjencë të shkruar në prapaskenë se sa me një proces parlamentar normal, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro shpalljen e Iranit si shtet financues të terrorizmit. Ky vendim e katapulton Shqipërinë si vendin e dytë në botë, menjëherë pas SHBA-së, që ndërmerr një hap të tillë.
Por, pavarësisht “peshës historike” të vendimit, salla e Kuvendit dëshmoi një paradoks: Mungesa e njeriut që e shpalli këtë nismë si urgjencë kombëtare, Edi Ramës.
Javën e shkuar, Kryeministri e prezantoi këtë nismë me një ton thuajse alarmant, por pa dhënë asnjë shpjegim se përse Shqipëria duhej të nxitonte pikërisht tani, duke lënë pas edhe vetë Bashkimin Evropian. Për një lider që nuk lë rast pa u shfaqur si protagonist i marrëdhënieve ndërkombëtare, kjo mungesë është sa e pakuptimtë, aq edhe e dyshimtë.
Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancë duke e quajtur rezolutën një akt teatral që shkel çdo procedurë parlamentare. Megjithatë, jo e gjithë opozita qëndroi jashtë.
Erald Kapri nga Partia “Mundësia” ishte i pranishëm, dhe e cilësoi lëvizjen si një “akt servil të Edi Ramës” për të joshur ndërkombëtarët dhe për të hequr vëmendjen nga kriza “Balluku”, por në fund ai përsëri votoi pro. Ndërkohë, Redi Muçi nga “Lëvizja Bashkë” zgjodhi abstenimin.
Ballina Politika Shqipëria shpall Irani shtet terrorist, Rama i bashkohet opozitës, bojkoton seancën







