Ballina Sport Champions League: Barcelona turpëron Newcastle dhe avancon drejt çerekfinales

Champions League: Barcelona turpëron Newcastle dhe avancon drejt çerekfinales

65
0

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave dhe duke avancuar në çerekfinale.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me katalanasit që kaluan në avantazh në minutën e 6’, me Raphinhan, ndërsa Elanga barazoi në të 15’. Pas tre minutash, Bernal kaloi sërish në avantazh të besuarit e Flick.

Elanga barazoi për të dytën herë në minutën e 28’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Yamal shndërroi në gol një penallti.

Pjesa e dytë foli vetëm për katalanasit, të cilët shënuan katër herë, një herë me Fermin, dy herë me Leëandowskin dhe një herë tjetër me Raphinhan.

Me këtë fitore, Barcelona kalon në çerekfinalet e Champions League, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Tottenham-Atletico Madrid.

REZULTATI:

Barcelona 7-2 Newcastle

Raphinha 6’, 72′, Bernal 18′, Yamal (P) 45+7′, Fermin 51′, Lewandowski 56′, 61’/ Elanga 15′, 28′