Ballina Aktualitet “Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset/ Flasin, ekonomistët: Shërbimet e e-Albania,...

“Diella” dhe AKSHI lënë në baltë bizneset/ Flasin, ekonomistët: Shërbimet e e-Albania, një makth

54
0
Screenshot

“Futesh, sheh një gjë që rrotullohet dhe kaq. E pyet atë Diellën, ca ka kjo gjëja që nuk punon nuk të kthen përgjigje për këtë”, tha financieri Armando Vrushi.

Ky është stresi i përditshëm i mijëra ekonomistëve, financierëve e kontabilistëve të punësuar nga dhjetëra mijëra biznese për të deklaruar aktivitetin e tyre në shërbimet e-Albania.

Janë nën presionin e afateve për dorëzimin e bilanceve të vitit 2025 dhe nuk arrijnë të shohin faturat.

Çdo vonesë ka prapa një faturë të kripur, që e paguan biznesi, ndonëse faji është i sistemit që menaxhohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

“Një minutë vonesë ndëshkohet. Nëse t’i dorëzon në QKB pasqyrat financiare në datën 1 në orën 00.01 e ke 60 mijë lekë të reja gjobën.

Ndërkohë, deri në atë minutë ti ke qenë duke luftuar me sistemin punon, nuk punon, e mori se mori, u ngarkua, nuk u ngarkua dokumenti”, shtoi Armando Vrushi.

Platforma Self Care, e sistemit të faturave ka disa kohë, që në pjesën më të madhe të ditës del jashtë funksionit, duke sjellë vështirësi dhe ngarkesë, aq sa përdoruesit detyrohen të bëjnë roje, për të kapur momente kur mund të arrijnë të punojnë në faqe.

“Është shumë problematike, faktori i parë është stresi. Puna e ekonomistit është periodike dhe sistematike, por ka edhe momentet e veta ato të raportimit kur ti je duke zbatuar detyrimet ligjore, sidomos për një ekonomist që është i angazhuar jo vetëm ne kompaninë e vet ku punon, e ka edhe si biznes që t’ju shërbejë shumë klientëve, i shtohet edhe stresi i pamundësisë për të kryer punën”, shtoi më tej ai.

Të ndodhur në këto kushte, bizneset dhe ekonomistët kanë vetëm një kërkesë që po ia adresojnë çdo ditë AKSHI-t në forma të ndryshme të komunikimit me këtë institucion, të përfshirë prej disa muajsh në një skandal tenderash, që po hetohet nga SPAK.

“Ajo që ne duam është të stabilizohet dhe të fillojë të punojë, në kuptimin më të thjeshtë”, u shpreh më tej ai.

Prej të paktën tre muajsh platforma self care e tatimeve, por edhe shërbimet e tjera të portalit e-Albania kanë pasur probleme të vazhdueshme me aksesimin.

AKSHI vazhdoj të deklarojë se shërbimet janë funksionale dhe se probleme ka vetëm kur ka ngarkesë.

Por në një shtet si Shqipëria, që ofron mbi 1 mijë e 200 shërbime online, një numër rekord ky, duke mbuluar 95 % të të gjitha shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset, ngarkesa në e-Albania është e përditshme