Ballina Lifestyle Dua Lipa flet për dosjen e Jeffrey Epstein: Viktimat janë lënë në...

Dua Lipa flet për dosjen e Jeffrey Epstein: Viktimat janë lënë në hije, duket sikur po ‘maskohet’ ajo që ka ndodhur!

60
0

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet dosja e Jeffrey Epstein, duke thënë se gjuha e përdorur ka zhvendosur fokusin nga viktimat.

Në episodin e fundit të podkastit të saj “Service95 Book Club”, ajo ngriti temën e pedofilit teksa fliste me të ftuarën e saj, autoren Roxane Gay.

“Është e neveritshme. Mënyra se si janë raportuar krimet dhe gjuha e përdorur i ka dëmtuar shumë të gjitha viktimat. Vazhdoj të mendoj për të gjitha historitë që flasin për vajza të mitura dhe festa seksuale, në vend që të shkruajnë për viktimat, të cilat janë vajza që kanë qenë viktima të trafikimit dhe përdhunimit.”, tha këngëtarja shqiptare.

Këngëtarja argumentoi se gjuha e përdorur maskon atë që ka ndodhur në të vërtetë, duke vepruar si një vello për të mbrojtur autorët e krimit ose për të ngatërruar lexuesin.

“Është sikur gjithçka të mbulohet me një lloj veli për të mbrojtur – nuk e di kë, [ndoshta] lexuesin – ose të përpiqesh të maskosh atë që po ndodh”, shtoi ajo.

Dosjet e Jeffrey Epstein u publikuan në fillim të janarit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, duke arritur në total 3.5 milionë faqe dokumentesh deri më sot.

Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin emrat e përmendur, duke përfshirë disa figura nga industria e argëtimit, politikanë të rangut të lartë dhe intelektualë të tjerë, gjë që tronditi publikun e gjerë.