Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte babanë e tij, për motive të dobëta;
-ndaluan shtetasin në kërkim D. T. alias D. M., 44 vjeç, banues në Sukth, pasi në vitin 2020, Gjykata e Durrësit ka njësuar vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, që i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” në rrethana rënduese.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. D., 40 vjeçe dhe një 17-vjeçare, të dyja banuese në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën, për motive të dobëta;
-Y. T., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me celular, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 13. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
U shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet i ka marrë një automjet, një 32-vjeçari, duke e mashtruar, dhe nuk ia ka kthyer më. Punohet për kapjen e shtetasit Xh. D. dhe për gjetjen e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., 62 vjeç dhe A. M., 59 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konstatuar duke kyer punime ndërtimi në lagjen nr. 13, pa leje nga organet kompetente;
-A. Z., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi G. Ç., se 31-vjeçari i ka pushtuar tokën e tij, i ka shkatërruar dhe i ka marrë portën që kishte vënë në këtë pronë. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
-Dje, rreth orës 16:50, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi B. T., 69 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët e banesës dhe si pasojë është dëmtuar. Ai u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar, në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.







