Ballina Aktualitet Nëna i vdiq në spital, vajza denoncon 2 mjeket e Urgjencës në...

Nëna i vdiq në spital, vajza denoncon 2 mjeket e Urgjencës në Elbasan!

76
0

Një paciente 63-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Elbasanit ditë më parë, ndërsa familjarët e saj dyshojnë për trajtimin mjekësor që i kanë bërë bluzat e bardha, duke ngritur edhe një padi.

Policia vendore konfirmoi se ka marrë në Komisariat denoncim nga vajza e të ndjerës, e cila pretendon mjekimin e pakujdesshëm me pasojë humbjen e jetës së nënës së saj në Urgjencë.

Kallëzimi është depozituar ndaj 2 mjekeve të Urgjencës.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. R. dhe Xh. T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit, pasi ka kallëzuar shtetasja E. T., se ka humbur jetën në këtë pavion, nëna e saj, L. Gj., 63 vjeçe”, thanë burime zyrtare.

Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesja dhe verifikimeve të para, dyshohet se ngjarja ka ardhur nga pakujdesia gjatë trajtimit mjekësor.

Punohet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të saktë  të humbjes  së jetës”, tha policia.

Kurse hetimet për zbardhjen e ngjarjes i kaluan Prokurorisë vendore.