Ballina Politika Nga videot e Ergys Agasit si ‘litar në fyt’ për sistemin e...

Nga videot e Ergys Agasit si ‘litar në fyt’ për sistemin e drejtësisë, te deklaratat me ‘pullë të kuqe’, Kryemadhi: Çudia e imja dhe e Metës do ju zgjasë gjithë jetën

69
0

Deklarata të forta, por dhe të ‘guximshme’ ka bërë sot Monika Kryemadhi nga jashtë GJKKO-së, pak pasi gjykata vendosi që të kalojë për shqyrtim dosjen e saj dhe të Metës. Në një dalje për mediat, ku në një moment u shfaq duke pirë cigare, Kryemadhi nuk e kurseu gjuhën dhe termat, ndërsa foli dhe për seks tresh apo dhe mes 5 personash.

Po ashtu ajo tha se disa video që disponon sipas saj Ergys Agasi, kërcënohet sot sistemi i drejtësisë.

Kryemadhi: Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni bizneset,
Avokati Cakrani: Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.
Ndërhyn Kryemadhi: Jo jo dhe 5 bëhet.
Cakrani: Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.
Kryemadhi: Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasi, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtsisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia imja dhe e Ilir Metës do ju zgjat më shumë.