Ballina Lifestyle Një lidhje e konsoliduar: Kush është këngëtarja në krah të djalit të...

Një lidhje e konsoliduar: Kush është këngëtarja në krah të djalit të Kryemadhit

131
0

Së fundmi, Monika Kryemadhi është kthyer në një nga emrat më të komentuar në showbiz, duke u munduar të heq dorë nga politika dhe betejave ligjore dhe duke u zhytur “kokë e këmbë” në botën e spektaklit, madje edhe në aktrim.

Por ndërsa vëmendja ishte tek rolet e saj të reja, një tjetër detaj interesant ka dalë në dritë nga jeta personale e saj. Gjatë një interviste në “Goca dhe Gra”, ish-deputetja tregoi se djali i saj, Besari, fillimisht kishte rezerva për përfshirjen e saj në film. Megjithatë, një rol kyç në ndryshimin e këtij qëndrimi ka luajtur partnerja e tij, një artiste nga Shkupi.

Burime pranë “Prive by Liberta” kanë hedhur dritë mbi identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Besarit. Bëhet fjalë për këngëtaren Kanita. Lidhja mes tyre raportohet të jetë e konsoliduar dhe e mbajtur larg zhurmës mediatike. Madje, thuhet se këngëtarja ka fituar pikë të rëndësishme edhe brenda familjes, duke ndërtuar një raport të qetë dhe të qëndrueshëm.

Dhe këtu nis ironia më e bukur e historisë: ndërsa një artiste mund të bëhet pjesë zyrtare e familjes, nuk përjashtohet mundësia që Kryemadhi të frymëzohet edhe më tej…Pas aktrimit, gjasat janë ta shohim edhe si këngëtare.