Ballina Politika “Nuk është telefoni im”/ Çim Peka paralajmëron Ballën për orën luksoze: O...

“Nuk është telefoni im”/ Çim Peka paralajmëron Ballën për orën luksoze: O personazh komik… të hënën video…

82
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duket  ka reaguar në lidhje me denoncimin të bërë nga moderatori Çim Peka në emisionin e tij Çim Peka Live në SYRI TV, për një orë luksoze rreth 30 mijë euro, të përfituar prej tij në mënyrë misterioze, nga një person i paidentifikuar.

Nuk është telefoni im’, citohet në rrjetet sociale të ketë thënë Balla në lidhje me këtë denoncim të rëndë për kreun e deputetëve socialistë.

Por i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i gazetarit Peka, i cili ironizon Ballën dhe e paralajmëron për publikimin e videos së plotë në emisionin e tij të hënën në 20:45.

Hahahahaahh. Prit kur të thotë: “unë nuk jam unë”. O personazh komik, pa merak. Të hënën video e plotë. Me rëndësi që ora ishte e papame!’, shkruan Peka në Facebook.

Kujtojmë se Peka denoncoi gjatë emisionit të tij se biseda në telefonin e Ballës është kapur nga kameramanët gjatë emisionit Opinion, ku ky i fundit ishte në studio.

Në bisedat me një person të panjohur, Balla e vlerësonte orën luksoze si të paparë dhe personi i panjohur ia njihte meritën, duke i shkruajtur se ‘e meriton pas asaj dite’.