Ballina Aktualitet “Pa drita nga ora 09:00-12:00”, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në këto vende...

“Pa drita nga ora 09:00-12:00”, OSHEE: Ndërpritet energjia elektrike në këto vende nesër

124
0

Nesër disa nga zonat më kryesore të qytetit të Lezhës do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen për të përimirësuar këtë shërbim ndaj qytetarëve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë OSHEE të cilët përmes një njofitmi të bërë në rrjet bëjnë me dije se ditën e nesërme nga ora 09:00-12:00 në disa zona të Lezhës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Konktretisht thuhet se probleme me furnizimin e energjisë elektrike do të kenë qytetarët që jetojnë përkatësisht në: Lagjia Skënderbeg, Lagjia Frutore, qyteti Lezhë, Kodërmarlekaj, Lagjia Shaljan, Rreze Mali, Hidrovori Grykëzeze, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Vain, Mërqi, Rraboshtë, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishtë, Troshan, Krajën, Gjadër, Balldren, Torovicë, Grash, Mabë, Dajç, Dragushë, Gocaj, Ujësjellësi Barbulloj, Shëngjin, Rana e Hedhun, Kenallë, si dhe zona e Hidrovorit Ishull, Fabrika e Peshkut dhe Fabrika e Tullave.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike në Lezhë ditën e enjte datë 19 mars 2026.

OSHEE në Lezhë njofton se ditën e enjte, në intervalin kohor 09:00 – 12:00, do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të qytetit dhe njësive administrative. Ndërprerja vjen si pasojë e punimeve për remont në tension të lartë në nënstacionin e Lezhës, me qëllim përmirësimin e furnizimit dhe sigurisë në rrjet.

Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë janë:
Lagjia Skënderbeg, Lagjia Frutore, qyteti Lezhë, Kodërmarlekaj, Lagjia Shaljan, Rreze Mali, Hidrovori Grykëzeze, Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Vain, Mërqi, Rraboshtë, Piraj, Kallmet, Blinisht, Fishtë, Troshan, Krajën, Gjadër, Balldren, Torovicë, Grash, Mabë, Dajç, Dragushë, Gocaj, Ujësjellësi Barbulloj, Shëngjin, Rana e Hedhun, Kenallë, si dhe zona e Hidrovorit Ishull, Fabrika e Peshkut dhe Fabrika e Tullave.

OSHEE kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme, e cila synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit.