Ballina Europë Pjesë e rrjetit të kokainës, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali

Pjesë e rrjetit të kokainës, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali

91
0

Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan nga oficerët e Policisë së Kremonës në Itali, me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve.

Të rinjtë e moshës 20 dhe 24 vjeç, u kapën në flagrancë, ndërsa përdornin zona periferike dhe pyjet për strofkulla ku fshihnin kokainën e ndarë në doza, në mënyrë që të mund ta dorëzonin menjëherë te blerësit.

Fillimisht u kap më i vogli, ndërsa ai ndodhej brenda zonës së pyllëzuar, duke gjetur dhe sekuestruar një enë qelqi, të fshehur me kujdes në shkurre, që përmbante doza kokaine me peshë mbi 60 gramë.

Gjatë një kontrolli personal, oficerët zbuluan edhe 7 gramë të tjera kokainë, gjithashtu të ndarë në doza, të cilat i riu i kishte tashmë në posedim.
Menjëherë pas kësaj, vëllai i tij 24-vjeçar u kap në një zonë tjetër të pyllëzuar, pas një ndjekje disaminutëshe. Në kontroll iu gjetën dosa kokainë dhe në banesë 2000 euro cash, të ardhura nga narkotrafiku.

Dy vëllezërit shqiptarë u mbyllën në paraburgim. Gjykatësi urdhëroi që të dy, të përfaqësuar në gjykatë nga avokati Alessandro Vezzoni, të paraqiteshin në policinë gjyqësore. Meqenëse një prej tyre kishte hyrë ilegalisht në vend, u urdhërua edhe dëbimi i menjëhershëm i tij nga Italia.